Vushtrria e Prizreni në kërkim të fitoreve të reja

Hendboll

Vushtrria e Prizreni në kërkim të fitoreve të reja

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 22:54
Vushtrria e Prizreni në kërkim të fitoreve të reja

Në fundjavë luhen ndeshjet e javës së dytë të Ligës së Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Vushtrria llogaritë në dy pikë të reja nga udhëtimi që do ta ketë në Ferizaj.

Vushtrria është mysafire e Ulpianës, të dielën nga ora 12:00.

Ulpiana ndeshjen e luan në Ferizaj. Vushtrria ka fituar ndeshjen e parë dhe synon të bëj hap tjetër drejt kthimit të menjëhershëm në elitë.

Në pikë të reja llogaritë edhe Prizreni. Ndonëse vendas, Prizreni të shtunën nga ora 14:00 takohet me Lepencin në Shtime.

Edhe Prizreni shpreson për kthim të menjëhershëm në Superligë dhe synon të vazhdoj me fitore. Të shtunën është edhe ndeshja Vjosa – Istogu, që luhet nga ora 18:00.

Nga ora 18:00, por të dielën, luhet ndeshja KEK-u – Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat