Trepça dhe Kastrioti shënojnë fitore të thella

Hendboll

Trepça dhe Kastrioti shënojnë fitore të thella

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 15:37
Trepça dhe Kastrioti shënojnë fitore të thella

Janë zhvilluar ndeshjet e raundit preliminar të Kupës së Kosovës në hendboll.

Te hendbollistët, Trepça e ka mposhtur rivalin lokal, Vushtrrinë, me rezultatin 51:29.

Befasi nuk ka lejuar as Kastrioti i Ferizajt. Kastrioti e mposhti Vjosën e Shtimes me shifrat 43:23.

Në raundin e parë kaloi edhe Samadrexha. Skuadra samadrexhase e mposhti KEK-un me rezultat 38:20. Edhe te hendbollistet u luajtën tri ndeshje në raundin preliminar të Kupës së Republikës së Kosovës.

Derbin prizrenas mes Prizrenit dhe CLICK-ut e fitoi skuadra CLICK me rezultatin 12:9. Ndeshjen KEK-u – Samadrexha e fituan mysafiret me rezultatin 39:29. Tutje ka avancuar edheDukagjin që fitoi bindshëm ndaj Llapushës (44:6).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat