Dikur garonin pa kushte në Gërmi e nën kërcënim të pushtuesit serb

Hendboll

Dikur garonin pa kushte në Gërmi e nën kërcënim të pushtuesit serb

Nga: K.G. Më: 15 tetor 2021 Në ora: 15:13
Dikur garonin pa kushte në Gërmi e nën kërcënim të pushtuesit serb

Hendbolli si të gjitha sportet tjera ka sakrifikuar shumë në vitet e 90-ta duke i zhvilluar garat në kushte shumë të vështira e gjithnjë nën kërcënim të pushtuesit serb.

Hendbollit sot nga sportet kolektive, ka primatin me klube për të marrë pjesë në Kupat Evropiane së bashku me futbollin, që janë shembulli më i mirë nga sportet kolektive, se si mbrohet sporti në rrafshin ndërkombëtar.  

“Në edicionin e garave 1994/95 KH Prishtina ndeshjet i zhvillonte ne fushën sportive në Gërmi. 
Nuk kishte kushte adekuate (as zhveshtore) mirëpo, djelmoshat e skuadrës nën drejtimin e trajnerit Osman Demolli ja dolën të stolisen  me titullin e kampionit.

Image

Përbërja e skuadrës nga e majta në këmbë: Shkumbin Mustafa, Osman Demolli, Liridon Cahani, Burim Dubovci, Ekrem Hajdari, Bekim Sopa dhe Verim Zherka.

Ulur nga majta: Valbon Mollakuqe, Edmond Vokshi, Safet Gashi, Eduard Berisha dhe Arsim Berisha.
Kjo gjeneratë përveç kontributit në sportin e hendbollit më vonë ishin edhe personalitete ne jetën shoqërore dhe kulturore si profesionist te fushave, kurse disa nga ta merren ende aktivisht me hedbollin qoftë si trajner, aktivist apo kryetar te klubeve”, ka shkruar Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat