Kombëtarja e Kosovës i luan dy ndeshje me Kuvajtin

Hendboll

Kombëtarja e Kosovës i luan dy ndeshje me Kuvajtin

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 12:17
Kombëtarja e Kosovës i luan dy ndeshje me Kuvajtin

Kombëtarja e Kosovës në hendboll i luan dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Kuvajtit.

Ndeshjet luhen më 17 e 19 dhjetor në Podgoricë. Grumbullimi i Kombëtares bëhet më 15 dhjetor në Prishtinë, ndërsa udhëtimi është një ditë më vonë.

Përzgjedhësi Bujar Qerimi pritet t’ua jap rastin lojtarëve që kanë pasur më pak hapësirë në takimet e kaluara. Po ashtu do të ftohen lojtarë që janë shquar në klubet e Superligës e që vlerësohen me potencial për vend në Kombëtare.

Ndeshjet me Kuvajtin vlerësohen me rëndësi për të rritur konkurrencën në Kombëtaren tonë dhe për të zgjeruar bazën për selektimet e ardhshme.

Kuvajti është rival cilësor dhe në rritje të vazhdueshme.

Ndërkohë po vazhdojnë negociatat për të aranzhuar dy miqësore me Arabinë Saudite. Ato mund të luhen në javën e fundit të dhjetorit. Të kujtojmë që Kombëtarja jonë grumbullohet më 25 dhjetor për ndeshjet kualifikuese të janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat