Shqiptarja, në zemrat e francezëve

Hendboll

Shqiptarja, në zemrat e francezëve

Nga: K. Goca Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 15:53
Dijana Ujkiq

Është hendbollistja më e mirë shqiptare. Është fjala për Dijana Ujkiq, e vetmja shqiptare që luan në nivelin më të lartë.

Dijana është pjesë e ekipit Bourg-de-Peage. 

Ajo me ekipin e saj kanë pasur një ecuri fantastike në elitën e hendbollit francez gjatë vjeshtës, 9 ndeshje të luajtura, 8 fitore e 1 humbje, duke u renditur në vendin e dytë me 25 pikë, dy me pak se liderja Metz.

Dijana me prejardhje nga Tuzi i Malit të Zi, për pak kohë është futur në zemrat e tifozëve të ekipit francez.

Ajo është anëtare e Kombëtares së Malit të Zi, të cilët gjatë dhjetorit luajtën në Kampionatin Botëror.

Dijana është krenaria sportit  shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat