Operohet Albina, Istogu me dhimbje koke

Hendboll

Operohet Albina, Istogu me dhimbje koke

Nga: K.G. Më: 9 mars 2022 Në ora: 18:41
Operohet Albina, Istogu me dhimbje koke

Istogun e bën me dhimbje koke operimi i hendbollistes më të mirë Albina Rugova. Ajo do të mungojë disa muaj, sidomos për Istogun shkakton kokëçarje për garat e Kupës së Kosovës dhe play-off-in e Superligës së Kosovës.  

Megjithatë. liderja e kampionatit shpreson që ajo sa më shpejt të kthehet në parket.

“Operohet Albina Rugova! Kapitenja e Istogut Albina Rugova  është operuar me sukses sot dhe nga tani fillon fazën e rikuperimit.

Albinën e presim që të kthehet sa më parë për t’i ndihmuar bashkëlojtaret e skuadrës të cilave si kapitene ju prinë tash e disa vite më radhë.

Skuadra e Istogut po kalon periudhën më të vështirë deri më tani, ngase ka pas fatin që gjatë kësaj sezone të përballet me lëndime të shumta, sido që të jetë Istogu ka dëshmuar që është i aftë t’i kaloj vështirësitë dhe të jetë gjithmonë në nivel të lartë profesional dhe të lojës së hendbollit.

Albinës i urojmë shërim të shpejtë e të plotë, të kthehet me e fortë të skuadra e saj!”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat