Hajnat ia marrin 60 mijë euro

Hendboll

Hajnat ia marrin 60 mijë euro

Më: 16 mars 2022 Në ora: 11:25
Mikel Hansen

Njëri prej hendbollistëve më të mirë në botë në 10 vitet e fundit, Mikel Hansen, është vizituar nga hajnat dhe me këtë rast ata kanë marë 60 mijë euro, siç vlerësohet nga bizhuteritë që iu grabitën në shtëpinë e tij.

Ngjarja ndodhi të premten e kaluar, kur dy të panjohur u shfaqën në derën e banesës së tij, kur ai nuk ishte brenda, duke u paraqitur si mjeshtër, për shkak të së cilës, partnerja e tij e jetës, hendbollistja Stephanie Gundelah, ka lejuar që të hyjnë brenda.

Në momentin kur dy “mjeshtrat” u larguan, ajo vuri re se kutia e bizhuterive ishte thyer dhe të gjitha bizhuteritë brenda saj, përfshirë një orë luksoze prej floriri, ishin zhdukur.

Policia franceze arriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për gjetjen e kriminelëve, si dhe bizhuteritë e humbura me vlerë sa paga gjashtëmujore e Hansenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat