Të mërkurën finalja e dytë, Ferizaj e Istogu premtojnë tjetër spektakël

Hendboll

Të mërkurën finalja e dytë, Ferizaj e Istogu premtojnë tjetër spektakël

Më: 3 maj 2022 Në ora: 19:07
Të mërkurën finalja e dytë, Ferizaj e Istogu premtojnë tjetër spektakël

Të mërkurën luhet ndeshja e dytë e serisë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Nga ora 18:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj takohen Ferizaj e Istogu.

Ndeshjen e parë të luajtur të shtunën e ka fituar Istogu me rezultat 32:31.

Ndeshja e parë e luajtur në Istog ishte shumë interesante dhe dramatike deri në fund. Një tjetër ndeshje interesante dhe dramatike kanë premtuar të dy skuadrat finaliste.

Istogut i duhet edhe një fitore apo barazimi në Ferizaj për të fituar titullin e kampionit. Istogaset udhëtojnë me qëllim për ta ngritur lartë trofeun e kampionit.

Ndërkohë Ferizaj duhet të bëj dy fitore për të fituar titullin. Pra ferizajaset fillimisht synojnë ta fitojnë ndeshjen në shtëpi për ta barazuar rezultatin në 1:1 dhe kështu ta sigurojnë ndeshjen e tretë që sërish do të luhej në Istog.

Edhe në Ferizaj pritet të ketë shumë shikues në palestër.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat