Istogu në finale të Ligës së pionierëve

Hendboll

Istogu në finale të Ligës së pionierëve

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 20:31
Istogu në finale të Ligës së pionierëve

Istogu është kualifikuar në finale të Ligës së Pionierëve të Kosovës në hendboll. Të shtunën paradite në palestrën e qytetit në Istog, skuadra istogase e mposhti në gjysmëfinale të Turneut Final skuadrën e Deçanit. Ndeshja u vendos vetëm pas vazhdimeve.

Koha e rregullt prej tri pjesëve përfundoi me rezultat të barabartë, 17:17.

Ndërsa pas vazhdimeve Istogu fitoi me rezultat 24:18.

Bleon Sylaj i ka shënuar 14 gola për Istogun. 6 i realizoi Albios Beqiraj, ndërsa 3 i kishte Erolin Rugova. Bilall Mazrekaj i shënoi 11 gola për Deçanin. Erblin Neziraj e Eminent Dobraj i shënuan nga 2 gola.

Të dielën Deçani luan për vend të tretë, ndërsa Istogu për vend të parë. Ndeshja për vend të tretë është prej orës 10:00, ndërsa finalja prej orës 11:30. Edhe këto ndeshje luhen në Istog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat