Bellma Beba: Përmes gazetës ‘Bota sot’ i përcjellim të gjitha risitë e sportit

Hendboll

Bellma Beba: Përmes gazetës ‘Bota sot’ i përcjellim të gjitha risitë e sportit

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 16:58
Bellma Beba

Hendbollistja shqiptare nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, Bellma Beba, shprehet me fjalët më të bukura për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Ajo e uron 27 vjetorin e gazetës, duke thënë se po luan një rol të madh në afirmimin e vlerave kombëtare sportive. 

Beba tha se “Bota sot” është edhe zë i fuqishëm i sportistëve edhe të diasporës. 

Bellma Beba është lojtarja kryesore në ekipin gjerman, Wurth – Mitte, qendra më e mirë që ka luajtur për vite me radhë në Kosovë me sukses.

“Përmes gazetës ‘Bota sot’ mund t’i përcjellim të gjitha risitë e sportit të Kosovës dhe anembanë. Kjo ka shumë rëndësi për të gjithë sportistët, sidomos për ato që janë në diasporë.

Sepse e kemi mundësinë që të dijmë se çka po ndodh në sportin kosovar, dhe jo vetëm kaq, ne sportistet intervistohemi gjithmonë nga ana e gazetarit Kemajl Goca i cili i përcjell vazhdimisht sukseset tona dhe dashamirët e sportit kosovar janë po ashtu të informuar me punën që ne e bëjmë në diasporë. Gazetës ‘Bota sot’ ia uroj 27 vjetorin dhe i falënderohem për punën e palodhshme që e bën!”, uron Beba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat