Meri Giçeva largohet nga Ferizaj, shkon në Gjevgjeli!

Hendboll

Meri Giçeva largohet nga Ferizaj, shkon në Gjevgjeli!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 gusht 2022 Në ora: 16:14
Meri Giçeva

Hendbollistja veterane, Meri Giçeva, përfundimisht largohet nga nënkampionja e Kosovës, Ferizaj, duke kaluar në radhët e ekipit të Maqedonisë së Veriut, Gjevgjelia.

“Ish anëtarja e Maqedonisë së Veriut, Meri Giçeva, e cila sezonin e kaluar luante për Ferizajn në Superligën e Kosovës, ka vendosur të kthehet në Maqedoni.

37-vjeçarja nga Prilepi është përforcimi i parë në radhët e Gjevgjelisë, klub që sezonin e kaluar luajti në fazën play-out, pasi nuk arriti të kualifikohej në grupin e play-off-it pas përfundimit të sezonit të rregullt.

Me përvojën e saj të madhe, ish-përfaqësuesja e Maqedonisë do t'i ndihmojë shumë skuadrës së Gjevgjelisë. 

Giçeva luan në pozitën bek i majtë dhe me lojën e saj të njohur, e cila bazohet në goditje nga 10-12 metra, ajo ende paraqet një kërcënim real për çdo kundërshtar.

Hendbollistja me përvojë në karrierën e saj ka performuar për SC Gjorçe Petrov, Eurostandard Gjorçe Petrov, Kabran Ambalazha, Zito Prilep, Despina, Veria (Greqi), Cetate Deva (Rumani), Verona (Itali), në Prishtinë, Kosovë Vushtrrisë dhe Ferizaj.

Gjevgjelia në sezonin e ri do të luajë në grupin A së bashku me Skopjen, Kampionin, Spartakun, Kumanovën, Pelisterin, Çairin dhe Vardarin. Katër skuadrat më të mira do të sigurojnë kalimin në fazën e play-off-it, ndërsa skuadrat që përfundojnë nga vendi i 5-të në të 8-tën do të luajnë në grupin e play-out-it”, ka shkruar media maqedone “24 Rakomet”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat