Gonsaluves vazhdon me Istogun

Hendboll

Gonsaluves vazhdon me Istogun

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 18:44
Gonsaluves vazhdon me Istogun

Ekipi i Istogut ka synime të mëdha për edicionin e ri jo vetëm në garat e Kosovës.

Drejtuesit e këtij klubit vazhdojnë me hendbollisten Tainara Luna Gonsaluves.

“Tainara Luna Gonsaluves vazhdon me Istogun.

Hendbollistja braziliane Tainara Luna Gonsaluves ka vazhduar bashkëpunimin me Istogun edhe për sezonin e radhës, Tainara ishte pjesë e sezonit  pranveror ku me Istogun arriti kurorën e dyfishtë titullin dhe Kupën e Kosovës.

Hendbollistja braziliane do të jetë pjesë e skuadrës kampione të Kosovës - Istogu edhe në kupat Evropiane EHF European Cup ku Istogu do të paraqitet gjatë muajit tetor”, njofton KHF Istogu.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat