Kë e mposht Kastrioti i Lirie Muhaxherit, Vlora Jasharit dhe Vahide Gashit?

Hendboll

Kë e mposht Kastrioti i Lirie Muhaxherit, Vlora Jasharit dhe Vahide Gashit?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 nëntor 2022 Në ora: 21:42
Kastrioti më shumë lojtare me përvojë

Kastrioti i Ferizajt, njihet si ekip që lufton për trofe dhe jo për vendin e pestë në elitën e hendbollit të Kosovës (femrat).

Klub që ka fituar shtatë herë titullin e kampionit të Kosovës në vitet e pasluftës, por që nga edicioni 2014-2015 po vuan për trofe!

Kupa dhe titulli i fundit i Kosovës është fituar në kohën kur ka qenë kryetar i klubit ( i ndjeri) Ahmet Hysenaj – Petrova.  

Klub që në tre vitet e fundit nuk e ka shijuar as play-off-in, duke u vetëkënaqur me pozitën e pestë!

A ka Kastrioti hendbolliste për dy-tre vendet e para?

Nëse shikon bërthamën e ekipit, ka lojtare me përvojë, që mund ta mposhtin edhe Vushtrrinë edhe Ferizajn, po ashtu Prishtinën, por t’i shkaktojë telashe edhe Istogut!

Kë e mposht Kastrioti i Lirie Muhaxherit, Vlora Jasharit dhe kapitenes  Vahide Gashi?

E para, Lirie Muhaxheri është kryetrajnere dhe asistohet nga Vlora Jashari! 

Muhaxheri dhe Jashari duhet të bëjnë analizën e thellë dhe profesionale, të kërkojnë llogari edhe nga vetvetja edhe nga secila lojtare, ku është problemi që me ekipet që luftojnë për katër vendet e para, mposhten! 

Ato nuk mund të ankohen se nuk kanë brumë sepse kanë lojtare me përvojë, si kapitenja Vahide Gashi, Kosovare Stagova, Lorena Matarova. Luljeta Sopjani, Puhiza Gashi, Sara Misini, Elza Reçica, Adriana Salihu, Samire Reçica. 

Këto lojtare kanë përvojë por pse nuk ia dalin me Istogun, Vushtrrinë, Ferizajn, askush nuk e ka të qartë se çfarë ngjet me këtë ekip.

Vahide Gashi si kapitene, duhet të analizojë tërë situatën, çfarë nuk po shkon në fushë dhe ku është problemi. 

Sepse humbja e sotme me 3 gola diferencë (33:36) nga Ferizaj, duhet analizuar thellë, për faktin se as Ferizaj nuk ka ndonjë ekip që dallon me ta!

Kastrioti tani bie në vend të pestë me 8 pikë dhe nëse përfundon në vjeshtë në këtë pozitë, është dështim i madh.

Kastrioti i mund vetëm ato ekipe që janë ndër vendin e pestë, kjo vërtetohet edhe me rezultatet e deritashme!
   
Rezultatet e deritashme

Java e parë: Dukagjin i- Kastrioti 31:51
Java e dytë: Kastrioti – “Jusuf Gërvalla” 24:21
Java e tretë: Istogu - Kastrioti 23:20
Java e katërt: Kastrioti - Samadrexha 41:28
Java e pestë: Vushtrria - Kastrioti 26:24
Java e gjashtë: Vëllaznimi - Kastrioti 26:32
Java e shtatë: Kastrioti - Ferizaj 33:36

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat