Vushtrria me fitore të madhe në Rahovec

Hendboll

Vushtrria me fitore të madhe në Rahovec

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 23:49
Vushtrria

Vushtrria ka shënuar fitore të madhe në kuadër të Superligës së Kosovës në hendboll. Të dielën mbrëma në Rahovec, Vushtrria e mposhti skuadrën vendase me rezultat 28:26. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 11-të.

Pas fillimit të barabartë të ndeshjes, vushtrriasit nisën shkëputjen e lehtë dhe pas 30 minutave rezultati ishte 14:10 për mysafirët. Në pjesën e dytë epërsia e Vushtrrisë shkoi deri në tetë gola, 25:17. Deri në fundi Rahoveci u afrua në dy gola, 28:26.

Bozhidar Nikoçeviq i shënoi 10 gola për Vushtrrinë. Gjashtë i kishte Erkan Abazgjiku, kurse nga katër i shënuan Egzon Vuçitërna dhe Nemanja Drakuloviq. Te Rahoveci, Marley Fernandes i shënoi shtatë gola.

Pesë i kishte Mali Luzha, kurse katër i realizoi Alban Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat