Shkurta Mehmeti, e pathyeshme në mbrojtje

Hendboll

Shkurta Mehmeti, e pathyeshme në mbrojtje

Nga: K. Goca Më: 20 janar 2023 Në ora: 16:08
Shkurta Mehmeti

Është prej lojtareve më të disiplinuara në elitën e hendbollit të Kosovë. 

Ekipi dhe kombëtarja e Kosovës, me Shkurta Mehmetin gjithmonë ndihem më të sigurta dhe më të motivuara në secilën ndeshje.

Shkurta - e pathyeshme në mbrojtje dhe treguesi më i mirë është që dje është zgjedhur hendbollistja më e mirë në mbrojtje nga Federata e Hendbollit e Kosovës.

Edicionin e fundit u paraqit për Prishtinën dhe duke iu falënderuar lojërave të Shkurtes, Prishtina ka shënuar rezultate të mira.

Shkurtja tani e tuje do të luajë për nënkampionen e Kosovës, Ferizajn.

“Të jesh më e mira e vitit në mbrojtje padyshim se është një privilegj dhe motiv shtesë për mua, për të punuar më shumë dhe për të arritur rezultate edhe më të mira.

Puna ime, sakrifica që kam bërë po më shpërblehen por e imja është të jap më të mirën në secilin takim qoftë për ekipi qoftë për kombëtare për të arriturat objektivat. 

Jam krenare që luaj në petkun e kombëtares dhe me padurim po i presin edhe ndeshjet me Poloninë.

Falënderoj edhe Federatën e Hendbollit të Kosovës, që më zgjodhi mbrojtësen më të mirë. Tani do t’i përkushtohem punës, që me ekipin e ri, Ferizajn, në qytetin e hendbollit, të luftojmë për trofe”, tha Shkurtja për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Duhet theksuar se Shkurtja, në muajit e fundit e ka penalizuar edhe një lëndim. 

“Pak një lëndim me ka penalizuar megjithatë këtë vit shpresoj se do të ngritem dhe do të tregoj vlerat e mija”, përfundon Shkurtja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat