Danimarka eliminon Spanjën, kualifikohet në finalen e Kampionatit Botëror 

Hendboll

Danimarka eliminon Spanjën, kualifikohet në finalen e Kampionatit Botëror 

Nga: K. Goca Më: 27 janar 2023 Në ora: 20:26
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Danimarkës e ka mposhtur ne rezultat 26:23 Spanjën dhe do të kenë mundësinë të fitojë medaljen e tretë radhazi të dielën.

Danimarka është në finalen e madhe të Kampionatit Botëror në hendboll.

Rivalët e tyre do të jenë Franca apo Suedia, të cilat do të takohen në Stokholm nga ora 21:00. 

Dy vite më parë, skandinavët, kampionët aktual të Evropës dhe një nga nikoqirët e Botërorit aktual, ishin më të suksesshëm në Egjipt.

Danezët i mposhtën spanjollët me një mbrojtje të shkëlqyeshme, të udhëhequr nga portieri Niklas Landin me 16 pritje, të fundit prej të cilave e bëri 38 sekonda para përfundimit të ndeshjes kur ndaloi goditjen e Ferran Sole nga shtatëshja dhe zgjidh dramën në fund.

Në anën tjetër ishte i shkëlqyeshëm edhe Gonzalo Peres de Vargas, falë të cilit Spanja u rikthye nga “minus 5” në të dyja pjesët.

Në fund të 30 minutave të parë rezultati ishte 15:10 për Danimarkën, në pesë raste të tjera në vijim ka qenë diferenca identike, kështu që spanjollët ngushtojnë në 20:19.

Në minutën e 51-të, 21:20 për danezët, spanjollët nuk e shfrytëzuan sulmin për të barazuar, gjë që skuadra e Nikolaj Jakobsen e ndëshkoi me një seri 4:0.

Megjithatë, skuadra e Giordi Riveras tregoi sërish se ka “njëqind duar” dhe për pak më shumë se dy minuta ngushtoi rezultatin në 25:23.

Një minutë e tetë sekonda para përfundimit, Peres de Vargas priti shtatëshen e Mikel Hansen, spanjollët kërkuan pushim një minutë, por njëzet sekonda më vonë Landin u hakmor ndaj Vargas dhe konfirmoi fitoren e Danimarkës me një penallti të pritur.

Më efektivi për danezët është Simon Pytlick me gjashtë gola dhe te spanjollët Alex Dujshebaev me 5 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat