Kosova kërkon kualifikimin në Evropian, Bosnja është pengesa e radhës

Hendboll

Kosova kërkon kualifikimin në Evropian, Bosnja është pengesa e radhës

Më: 7 mars 2023 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Kombëtarja e Kosovës në hendbollin e meshkujve po i vazhdon stërvitjet në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e rëndësishme me Bosnjë dhe Hercegovinën.

Ndeshjet i takojnë grupit të shtatë të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2024. Në grup janë edhe Mali i Zi dhe Bosnja, që kanë nga dy fitore, përkatësisht nga katër pikë. Kosova e Bosnja janë pa pikë.

Synim i Kosovës është vendi i tretë që mund të jetë i mjaftueshëm për kualifikim.

Trajneri i Kombëtares, Bujar Qerimi tha se ekipi po kryen përgatitjet me seriozitet të lartë dhe se synojnë që të marrin fitore, derisa ka kërkuar edhe mbështetjen e tifozëve.

Qerimi: Synimi i vetëm është fitorja

“Ekipi është jashtëzakonisht mirë, kanë ardhur me një mentalitet apo me një dëshirë jashtëzakonisht të madhe për këto dy ndeshje që i kemi të mërkurën dhe të dielën. Synimet janë fitoret, aty është e pakontestueshme, mirëpo sporti është sport, duhet ta shohim, të përgatitemi, jemi në punë të mbarë, jemi mirë, kështu që ta shohim të mërkurën ndeshjen e parë”.

Ai potencoi se Kosova duhet t’i shfrytëzojë disa mungesa që i ka Bosnja në skuadër për këtë ndeshje.

Qerimi: Duhet t’i shfrytëzojmë mungesat e tyre

“Duhet ta shfrytëzojmë atë përparësi mirëpo unë do të thosha që për ne nuk është e rëndësishme Bosnja a është ekip, ata e marrin kë e kanë të paraparë, ne duhet patjetër angazhimin tonë në anën tonë, sidomos në Prishtinë është e pakontestueshme angazhimi dhe loja është në anën tonë.”, theksoi Qerimi.

Hendbollisti Egzon Gjuka është i bindur se ekipi është i gatshëm për të marrë dy fitore nga dy përballjet me Bosnjën dhe se kjo më pas do t’i rriste mundësitë që Kosova ta synonte kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Gjuka: Duam fitore dhe t’i rrisim shanset për kualifikim

Për dallim prej herëve të tjera, këtë grumbullim jemi pothuajse komplet vetëm kemi mungesën e Qunit i cili ditëve të fundit ka pësuar një lëndim. Forma dhe atmosfera në ekip është mjaftë e mirë, jemi duke punuar për këto dy ndeshje të cilat kanë rëndësi të ve, jemi duke punuar për këto dy ndeshje të cilat kanë rëndësi të veçantë për ne. Jemi duke u përgatitur maksimalisht për këto dy ndeshje dhe shpresoj që nesër mbrëma dhe po ashtu të dielën në Tuz të arrijmë të shënojmë fitore ndaj Bosnjës e cila fitore do të na jepte gjasa maksimale që të jemi në kampionat evropiane”, tha Gjuka.

Ai shtoi se ky grup është duke luajtur për shumë kohë së bashku dhe janë këmbëngulës që ta arrijnë kualifikimin në evropian që do të ishte një sukses historik për Kombëtaren e Kosovës.

Gjuka: Kjo gjeneratë kërkon kualifikim në Kampionat Evropian

Kjo gjeneratë jemi duke punuar tan e sa vite duke luajtur së bashku dhe nga fillimi ynë e kemi pasur synim këtë kualifikim në evropian apo botëror. Herën e kaluar ishim shumë afër por Mali i Zi na mposhti në shtëpi, tani do të përsëritet ndoshta e njëjta do të vendosë përsëri ndeshja me Malin e Zi që e kemi në shtëpi dhe shpresoj dhe besoj që këtë vit do të jetë një storie tjetër dhe të shkojmë në Kampionat Evropian.”, theksoi Gjuka më tutje.

Kurse Kastriot Jupa thotë se skuadra është pjekur mjaftueshme gjatë gjithë këtyre viteve duke luajtur së bashku dhe se tani është koha për të shijuar suksese. Ai thotë se kualifikimi në Kmapionat Evropian do të ishte një ëndërr e bërë realitet.

Jupa: Jemi pjekur mjaftueshëm si skuadër, tani duam suksese

“Është një entuziazëm shumë i madh për shkak se e dimë rëndësinë e kësaj ndeshjeje, e dimë që jemi në nivel të njëjtë sikur të Bosnjës dhe kemi shanse shumë të mira për fitore dhe me një fitore i hapim rrugës vetes për një kualifikim shumë të madh në evropian kështu që besoj që jemi mjaftueshme të pjekur që ta ëndërrojmë një evropian për shkak se kemi vite që përballemi me këto skuadra dhe tani jemi në nivel të njëjtë përafërsisht... Kjo do të ishte një arritje shumë e madhe dhe një dhuratë për të gjithë karrierën që e kemi zhvilluar deri tani dhe shpresoj që do ta plotësojmë këtë ëndërr.”, tha Jupa.

Katër prej tetë kombëtareve më të mira të pozitës së tretë kualifikohen në Evropian. Por për bazë nuk merren rezultatet me Kombëtaren e fundit në grup. Pra Kombëtares sonë i duhet që ta lë Bosnjën prapa dhe të mundohet të marr pikë ndaj Malit të Zi apo Sllovenisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat