Nëntë gola të Demajt në fitoren e Ringkobingut

Hendboll

Nëntë gola të Demajt në fitoren e Ringkobingut

Më: 14 mars 2023 Në ora: 14:33
Leonora Demaj

Ringkobingu ka kaluar në raundin e gjashtë të Kupës së Danimarkës.

Prej më efikaseve në fitoren 43:20 ndaj skuadrës Fredrikshavn ishte kapitenja jonë, Leonora Demaj.

Ajo i realizoi nëntë gola për të vazhduar me formë të mirë.

Organizatorja e lojës së Kombëtares së Kosovës, Marigona Hajdari kontribuoi me tri gola.

Por Marigona, si zakonisht, shquhet edhe në organizim të lojës dhe kontributi i saj nuk kufizohet vetëm në golat e shënuar.

Demaj e Hajdari pas disa javësh do ta udhëheqin lojën e Kosovës në dy ndeshjet me Poloninë, për një vend në Botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat