Prishtina - Vushtrria, ndeshja kryesore e çerekfinales së Kupës

Hendboll

Prishtina - Vushtrria, ndeshja kryesore e çerekfinales së Kupës

Më: 21 mars 2023 Në ora: 21:20
Pamje nga një ndeshje

Të mërkurën e të enjten zhvillohen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll.

Te hendbollistët, kryendeshja zhvillohet në kryeqytet, të enjten nga ora 20:00. Takohen Prishtina e Vushtrria, skuadrat e Superligës A.

Vushtrria është në formë të mirë dhe ka mposhtur Prishtinën në kryeqytet kohë më parë. Por Prishtina synon ta lërë prapa krizën e rezultateve dhe të bëj vend në gjysmëfinale të Kupës.

Pritet ndeshje e fortë dhe shumë interesante.

Të enjten prej orës 19:00 është ndeshja Vëllaznimi – Trepça.

Skuadra mitrovicase vlerësohet favorite.

Të mërkurën janë dy ndeshje tjera. Kastrioti e pret Besa Famgasin nga ora 18:00, ndërsa Rahoveci e Deçani luajnë prej orës 19:00.

Besa është fituese në fuqi dhe vlerësohet favorite, njëjtë si Rahoveci.

Te hendbollistet të gjitha ndeshjet çerekfinale janë të mërkurën: Vëllaznimi – Ferizaj (18:30), Kastrioti – Istogu (16:00), Jusuf Gërvalla – Prishtina (17:00), Shqiponja – Vushtrria (16:30).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat