Kastrioti fundos edhe më shumë Prishtinën

Hendboll

Kastrioti fundos edhe më shumë Prishtinën

Më: 19 mars 2025 Në ora: 22:34
Kastrioti

Samadrexha e Kastrioti nuk lëshojnë pikët

Samadrexha e Kastrioti i kanë fituar dy ndeshjet e para të xhiros së 14-të të Superligës së hendbollisteve.

Fitore si mysafir shënoi Kastrioti i Ferizajt ndaj Prishtinës, 34:26.

Nikelina Franca e Bintou Oulare i realizuan nga 10 gola për ekipin ferizajas.

Nurije Çekaj i shënoi 8 gola për Prishtinën e Angelika Luberecka shtatë.

Të mërkurën, Samadrexha fitoi 28:25 ndaj Terezës në Obiliq.

Arlinda Maloku u dallua te Samadrexha me 11 gola. Te Tereza 12 gola i kishte Eduarta Kurteshi.

Samadrexha është e treta me 16 pikë. Dy pikë më pak i ka Kastrioti në vendin e pestë.Tereza mbetet me tri pikë e Prishtina me një.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat