Marigona Dinolli - optimiste për Samadrexhën: Kjo finale është më e veçantë per mua dhe klubin

Hendboll

Marigona Dinolli - optimiste për Samadrexhën: Kjo finale është më e veçantë per mua dhe klubin

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 13 maj 2025 Në ora: 15:31
Marigona Dinolli

Samadrexha po tregon lojëra shumë të mira në fund të edicionit dhe me meritë janë në finalen e madhe të Kampionatit të Kosovës në hendboll (femrat).

Vashat e Samadrexhës me lehtësi e deklasuan Ferizajn dhe u kualifikuan në finalen e madhe. 

Portierja e talentuar Marigona Dinolli është optimiste për finalen e nëserme (20.00) në Banjë të Istogut.

Image

Finalja e parë e play-off-it, Istogu – Samadrexha, pritet të jetë me rivalitet të madh.

“Unë si pjesë e ekipit Samadrexha jam shumë e kënaqur me arritjet tona.

Jemi duke dhënë maksimumin në stërvitje dhe angazhim maksimal nga unë dhe gjithë vajzat, jemi të motivuara per ndeshje dhe që kjo ndeshje të kryhet ne favorin tonë”, thotë Dinoli për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Portierja thotë se ka përjetuar disa herë finalet. Ajo beson e shpreson se Samadrexha ka forcë për të arritur më të mirën, duke parë organizimin, punën, angazhimin dhe profesionalizmin brenda klubit. 

“Është një mundësi shumë e madhe dhe e veçantë për Samadrexhën që ta fitoj finalen kundër Istogut që janë kampionë radhazi.

Unë si lojtare e kam përjetuar finalen disa herë por kjo është më e veçantë per mua dhe klubin për shkak se që 18 vite

Samadrexha nuk ka qenë në finale. Unë me vajzat do të japim maksimumin për fitoren e madhe për klubin e Samadrexhës”, ka përfunduar Dinolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat