Istogu pretendon fitoren në finalen e dytë të play-off-it dhe të shpallet kampione e e Kosovës në hendboll.
Në rast se bëhen kampione, do të jetë i katërti rresht dhe i pesti në histori të ekzistimit të klubit.
Kryetrajneri i Istogut Faruk Shala është optmist për fitore.
"Sonte skuadra jonë e zemrës, Istogu, zhvillon ndeshjen e dytë finale të Superligës së Kosovës.
Pas fitores së parë të mërkurën në Banjë me rezultat 27:24, vajzat tona do të zbresin në fushë si mysafire në Samadrexh, për të bërë edhe hapin e fundit drejt titullit.
Istogaset janë kampionet aktuale dhe synojnë ta sjellin edhe njëherë trofeun në qytetin tonë të vogël, por me zemër të madhe buzë bjeshkëve të larta.
Jemi vetëm një fitore larg nga realizimi i objektivit tonë – titulli i pestë i kampionatit të Kosovës!
Ndeshja fillon në orën 20:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTV21 Plus.
Bashkë drejt sukseseve të reja!”, njofton KHF Istogu.