Basri Latifi: Motivi është shumë i lartë

Hendboll

Basri Latifi: Motivi është shumë i lartë

Më: 30 maj 2025 Në ora: 15:22
Latifi

Hendbollistet e Çairit dhe të Metalurgut nga Autokomanda sonte (ora 19:30) në Radovish do të përballen me njëra-tjetrën në gjysmëfinalen e kupës

Finalistja e Kupës së Maqedonisë nga viti i kaluar, skuadra e Çairit hyn në turneun final me ambicie të mëdha, në kërkim të trofeut të parë në këtë garë.

“Pritjet siç do vite dhe këtë vit janë të bëjmë goditjen e vërtetë, edhe pse gjithmonë jemi shumë afër, por edhe larg.

Ekipet janë më kualitet të barabartë, përvec Gjorces, që e kanë përbërjen më të fortë prandaj janë edhe kampionë.

Me Metalurgun njihemi shumë mirë, dhe duelet tona gjithmonë kanë qenë interesante, kanë vendosur nuancat dhe fati sportive. Motivi është shumë i lartë, në kupë s’ka favoritë.

Shpesojmë që do të jemi ne ata që do t’i gzohemi trofeut”, deklaroi trajneri Basri Latifi, i cili ka probleme me formacionin pasi ka disa hendbolliste të lënduara.

“Ndoshta lojtarja jonë më e mirë Teodora Gulicoska nuk do të jetë në gjendj të na ndohmojë, pastaj portierja Magdalena Kojovic që ka ligament të këputura, pivotja Hana Miftari pësoi dridhje në tru në Autokomandë, por ne do të dalim në fushë për të dhënë maksimumin. Në F4 nuk ka humbës”, shtoi ai.

Çairi dhe Metalurgu nga Autokomanda gjatë këtij sezoni janë përballur katër herë, skuadra e Damçevskës fitoi tre herë, kurse Çairi një herë, por të gjitha ndeshjet ishin interesante.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat