Shpallet lista e zgjeruar e Kosovës U19 për Kampionat Botëror

Hendboll

Shpallet lista e zgjeruar e Kosovës U19 për Kampionat Botëror

Më: 24 qershor 2025 Në ora: 11:23
Lista

Trajneri i Kombëtares U19 të Kosovës në hendboll, Fatmir Muhaxheri, ka shpallur të martën listën e zgjeruar të lojtarëve të ftuar në përgatitje për Kampionat Botëror.

Grumbullimi i parë i Kombëtares U19 për Botëror do të bëhet të mërkurën (nesër) në Prishtinë. Janë planifikuar nga dy stërvitje në ditë.

Deri në Botëror parashikohen grumbullime shumëditore, ndërsa ndërkohë do të caktohet ekipi final që do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror në Egjipt.

Në përgatitje janë ftuar 19 lojtarë. Në listë janë kryesisht lojtarët që kanë siguruar paraqitjen në Kampionat Botëror përmes triumfit në IHF Trophy.

Kampionati Botëror U19 mbahet në Kajro të Egjiptit prej 6 deri më 17 gusht.

Kombëtarja jonë është në Grupin B së bashku me Hungarinë, Zvicrën dhe Marokun.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat