Në Banjë të Pejës po vazhdon NLB Kampi Veror i Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Kampi ka nisur të hënën, ndërsa tashmë në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm janë bashkuar edhe 12 hendbollistë e trajnerë nga Shqipëria.
Ardhja e hendbollistëve nga Shqipëria është bërë në kuadër të bashkëpunimit shembullor mes dy federatave tona të hendbollit.
“Raportet e Federatës së Hendbollit të Kosovës me Federatën Shqiptare të Hendbollit janë të shkëlqyera.
Dhe pjesëmarrja e lojtarëve e trajnerëve nga Shqipëria në kampin tonë është hap logjik. Jemi të lumtur t’i mirëpresim ata në një organizim të rëndësishëm të verës të federatës sonë.
Ata janë në shtëpinë e tyre dhe natyrisht janë pritur shumë mirë dhe tashmë janë integruar në të gjitha aktivitetet e kampit”, thotë Muhamet Arifi, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës.