Trepça e fiton turneun "Jeton Tërstena - Tota"

Hendboll

Trepça e fiton turneun "Jeton Tërstena - Tota"

Më: 17 shtator 2025 Në ora: 23:32
Trepça

Të mërkurën në Vushtrri është mbajtur turneu tradicional "Jeton Tërstena - Tota".

Turneu i kushtohet dëshmorit të kombit dhe ish-hendbollistit, Jeton Tërstena Tota.

Në gjysmëfinale u përballën Trepça e Llapi, kurse fitore me rezultat 30:22 shënoi skuadra mitrovicase.

Në finale luajtën Vushtrria e Trepça.

Fitorja me rezultat 37:31 i takoi skuadrës së Trepçës.

Turneun në nderim të Jeton Tërstenës - Totës e organizon tradicionalisht KH Vushtrria në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë.

Emrin e këtij heroi me shumë krenari e mban palestra e qytetit në Vushtrri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat