Vashat e Çairit të papërmbajtshme, triumf në derbin ndaj Kumanovës!

Hendboll

Vashat e Çairit të papërmbajtshme, triumf në derbin ndaj Kumanovës!

Më: 25 tetor 2025 Në ora: 23:46
Vashat e Çairit

Në derbin e javës së kampionatit elitar të hendbollit për femra në Maqedoninë e Veriut, WHC Çair shënoi një fitore të madhe ndaj rivaleve nga Kumanova me rezultat 26:17.

Skuadra e trajnerit Basri Latifi dominoi ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke treguar forcë, disiplinë dhe lojë kolektive në çdo repart.

Me këtë sukses, vajzat e Çairit regjistrojnë fitoren e gjashtë radhazi, duke mbetur fuqishëm në garë për titullin e kampionit.

Forma e shkëlqyer e ekipit po konfirmon se Çairi është një nga pretendentet kryesore të sezonit në ligën e femrave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat