Beqiri, delegat i EHF-së në ndeshjen Turqi – Qipro

Hendboll

Beqiri, delegat i EHF-së në ndeshjen Turqi – Qipro

Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 13:08
Eshref Beqiri në mes

Anëtari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eshref Beqiri, ishte i deleguar i Federatës Evropiane të Hendbollit në njërën prej ndeshjeve të fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2027.

Të dielën, Beqiri ishte delegat në ndeshjen Turqia – Qipro.

Fitore në ndeshjen në Elazig shënoi Turqia me rezultatin 35:19, që edhe avancoi në fazën e dytë kualifikuese.

Beqiri po delegohet thuajse rregullisht nga EHF-ja për ndeshje të skuadrave dhe kombëtareve evropiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat