Istogu me probleme të mëdha, ja pse i ndërpreu stërvitjet tash e dhjetë ditë

Hendboll

Istogu me probleme të mëdha, ja pse i ndërpreu stërvitjet tash e dhjetë ditë

Nga: K.G. Më: 6 nëntor 2025 Në ora: 16:17
KHF Istogut

Kampionja dhe fituesja e Kupës së Kosovës në hendboll, vashat e Istogut, tash e dhjetë ditë po përballen me probleme të mëdha, në mungesë të palestrës për stërvitje.,

Këtë e ka bërë të ditur vet klubin kampion.

Si e shpjegon klubi këtë mungesë të stërvitjes për dhjetë ditë?

“Stërvitjet e KHF Istogut do të rifillojnë nga sot në një qytet tjetër të Kosovës, megjithëse jemi të detyruar të udhëtojmë rreth dy orë çdo ditë për t’i zhvilluar ato.

KHF Istogu kishte ndërprerë stërvitjet para dhjetë ditësh, si pasojë e një dëmtimi teknik në palestrën private ku klubi zhvillon të gjitha aktivitetet e tij.

Ky dëmtim e ka nxjerrë palestrën jashtë funksioni dhe, për pasojë, skuadra kampione e Kosovës nuk ka mbajtur stërvitje për më shumë se dhjetë ditë.

Ndeshja e radhës si vendas do të zhvillohet në Ferizaj, të shtunën nga ora 14:00”, njofton KHF Istogu.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe për mbështetjen tuaj të vazhdueshme!”, thuhet në njoftim të KHF Isrtogu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat