Të enjten Llapi – Prishtina

Hendboll

Të enjten Llapi – Prishtina

Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 19:54
Llapi

Të enjten luhen dy ndeshje të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Nga ora 18:30 zhvillohet ndeshja mes Kastriotit dhe Besës. 

Kastrioti e Besa janë ende pa pikë dhe të paktën njëri prej këtyre ekipeve do t’i ketë pikët e para.

Ndeshjet mes Shqiponjës e Prishtinës si dhe Istogut e Terezës do të zhvillohen më vonë.

Në mesjavë luhen edhe disa ndeshje të mbetura. Vëllaznimi – Rahoveci luhet të mërkurën nga ora 19:30 në Rahovec.

Kjo ndeshje i takon xhiros së katërt të Superligës së hendbollistëve.

Të enjten prej orës 20:00 është ndeshja mes Llapit e Prishtinës, që po ashtu i takon xhiros së katërt të Superligës së hendbollistëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat