Llapi është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në hendboll.
Të premten mbrëma në Pallatin e Rinisë, Llapi mposhti Prishtinën vendase me rezultatin 45:37.
Ishte kjo ndeshja e parë e xhiros së gjashtë.
Santos De Souza Kaique i realizoi plot 16 gola për Llapin.
Gjashtë i kishte Cristiam Machado.
Enis Kuleta me 11 dhe Lum Xhemajli me nëntë gola ishin më efikasët te Prishtina.
Llapi e shënoi fitoren e dytë. Prishtina ka katër humbje e një fitore.