Të shtunën u luajt edhe ndeshja mes Terezës dhe Kastriotit nga Ferizaj, në ndeshjen e elitës së hendbollit të Kosovës.
Tereza fitoi në Obiliq me rezultat 40:26. Tereza tani është e pesta me tetë pikë nga shtatë ndeshje. Kastrioti është i shtati me dy pikë.
Christiny Aragon i shënoi 11 gola për Terezën. Arjeta Imeraj i shtoi nëntë, ndërsa Orgesa Gola gjashtë.
Te Kastrioti, Puhiza Gashi i realizoi tetë gola. Shtatë i shtoi Nikelina Franca e pesë Verona Muhaxheri.