Rahoveci ballëlart, Kastrioti i Ferizajt kokulur në palestrën e sportit “Mizahir Isma” në Rahovec.
Rahoveci ka shënuar fitore me rezultat 32:28 ndaj Kastriotit.
Kampioni në fuqi, Rahoveci dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Kastrioti, treguan lojë të mirë në kryendeshjen e stinorit vjeshtor.
Hendbollisti Egzon Gjuka ishte më i dalluari të Rahoveci, me 8 gola, i ndihmuar nga Lulzim Shabani me 7, Ardit Tafilaj 5, Fernandes Da Silva Fernandes 4 gola etj.
Festim Mustaf është më efikasi te ferizajasit, me 8 gola, i ndihmuar nga Gentrit Brahimi me 6 e Felipe Texeira 6.
Rahoveci është në krye të tabelës me 22 pikë, sa ka edhe Kastrioti në pozitën e dytë të klasifikimit pas javës së 13-të në elitën e hendbollit të Kosovës.