Prishtina ka bërë hap të rëndësishëm në garën për inkuadrim në plejofin e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Të premten mbrëma në Obiliq, Prishtina e mposhti Terezën me rezultatin bindës, 39:28.
Ishte kjo ndeshja e parë e xhiros së 11-të e elitës kosovare të hendbollit.
Celine Tolno Sia i shënoi 13 gola për Prishtinën. 11 i shtoi Eduarta Kurteshi.
Te Tereza, nëntë gola i shënoi Arjeta Imeraj e gjashtë Kaltrina Paci.
Tani të dy skuadrat i kanë nga tetë pikë në mesin e tabelës. Prishtina e ka një ndeshje më pak të luajtur.