Pas një udhëtimi të gjatë, Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka arritur të mërkurën pasdite në Tuzëll të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Në orët e mbrëmjes Kombëtarja ka zhvilluar stërvitje në arenën "Mejdan" ku të enjten prej orës 20:00 zhvillohet ndeshja me Bosnjë-Hercegovinën.
Përzgjedhësi i Kosovës Jesper Ostlund është i kënaqur me gjendjen e skuadrës dhe përgatitjet që janë bërë për ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues për Botërorin 2027.
Grupi i lojtarëve është po ashtu i motivuar për angazhim maksimal me synim për të siguruar rezultat pozitiv.