Rahoveci pa ndonjë problem e ka mposhtur me rezultat 41:25 Vëllaznimin e Gjakovës, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Kampioni e ka dominuar takimin pa problem në përballje me gjakovarët.
Hendbollisti Mali Luzha është më efikasi te Rahoveci, me gjithsej 9 gola dhe Florian Rexha me 6 gola te Vëllaznimi.
“Fitore me zemër dhe karakter!
Sot treguam forcën e vërtetë të KH Rahovecit.
Me përkushtim maksimal, disiplinë dhe shpirt gare, arritëm një fitore të rëndësishme ndaj Vëllaznimit në çerekfinale të Kupës me rezultat 25:41.
Ky ekip nuk dorëzohet kurrë.
Ky ekip lufton deri në fund.
Ky është Rahoveci!
Faleminderit çdo lojtari, stafit dhe tifozëve tanë të mrekullueshëm që janë gjithmonë pranë nesh. Pa ju, kjo nuk do të ishte e mundur.
Tani fokus maksimal për gjysmëfinalen. Rruga vazhdon… dhe ne synojmë më shumë”, thuhet nga KH Rahoveci.