Franca fiton bindshëm ndaj Kosovës në Prishtinë

Hendboll

Franca fiton bindshëm ndaj Kosovës në Prishtinë

Nga: K.Goca Më: 9 prill 2026 Në ora: 21:37
Pamje nga ndeshja

Franca ka shënuar fitoren e pestë radhazi në kuadër të Grupit 1 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.

Vashat franceze ishin shumë më të mira ndaj vashave tona, duke triumfuar me rezultat 44:17. 

Në minutën e 23-të rezultati në semafor shënonte 8:16 në favor të Francës, duke dëshmuar dallimin e madh në cilësi, por nuk duhet harruar se francezet janë fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror.

Image

Ndeshja u luajt në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Pjesa e parë përfundoi me 11 gola dallim (10:21) në favor të francezeve.

Image

Edhe pjesa e dytë ishte e ngjashme me të parën dhe francezet, ashtu siç pritej.

Minutat e parë i filluan furishëm me seri 0:5 dhe në minutën e 57-të rezultatin ishte 15:40.

Francezet dominuan dhe shënuan fitore të thellë me rezultat 17:44.

Në radhët e francezeve më së shumti gola shënuan Emma Jacques 6, Manon Errard 5, Tamara Horacek 4 e  Maureen Gayet 4 gola, ndërsa te Kosova u dallua Vanesa Kastrati me 6 gola e ndihmuar nga Arona Krasniqi me 3 sosh.

Franca kryeson grupin me 10 pikë, ndërsa Kosova renditet e fundit me 0 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat