Vanesa plotësoi ëndrrën me debutim te Kosova 

Hendboll

Vanesa plotësoi ëndrrën me debutim te Kosova 

Nga: K.G. Më: 10 prill 2026 Në ora: 17:53
Vanesa Kastrati

Vanesa Kastrati mbrëmë ka luajtur me sukses në petkun e kombëtares së Kosovës.

Hendbollistja e talentuar dha maksimumin ndaj Francës, në ndeshjen e xhiros së pestë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Franca ngadhënjeu me rezultat 44:17 ndaj Kosovës në ndeshjen që u luajt në Prishtinë.

“Në ndeshjen e parë me Kombëtaren A, Vanesa Kastrati i realizoi gjashtë gola.

19-vjeçarja plotësoi ëndrrën me debutim te Kosova”, shkruan në faqen e FHK-së.

Franca kryeson me 10 pikë në grepin 1dhe Kosova është në fund me 0 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat