Ky është titulli i poezisë që, para plot 39 vitesh, iu kushtua gjeneratës së artë të KH Borcit të Ferizajt, me emra si Besim Qerimi, Hasan Bajrami, Bujar Qerimi, Xhelal Selmanaj dhe bashkëlojtarët e tyre.
Poezia u shkrua më 12 shtator 1987 nga një fans i zjarrtë, menjëherë pas fitores së madhe të Borcit ndaj Pelisterit të Manastirit me rezultat 35:30. Ishte një mbrëmje e paharrueshme, ku rreth 4.000 shikues mbushën palestrën, ndërsa autori i vargjeve i hodhi në letër emocionet e tij pas orës 23:00.
Në atë periudhë, Borci po zhvillonte një sezon historik në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë.
Pas tetë javësh kryesonte renditjen, ndërsa stinorin vjeshtor e mbylli në vendin e tretë me 17 pikë, vetëm një pikë prapa kampionit të vjeshtës, Metaloplastikës së Shabacit, dhe Medveshçakut të Zagrebit.
Autori i poezisë më vonë u bë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke mbajtur detyrë në hierarkinë e lartë ushtarake të Zonës së Nerodimës.
Sot ai është një figurë e njohur politike, por ka zgjedhur të mbetet anonim si autor i kësaj poezie.
Zemra e qytetit - Ferizaj qytet i hendbollit
Në Ferizaj
Atmosferë impozante
Kur të shtunën Borci
Luan në mbrëmje
Erdhi java e 3
Interesim i madh
Se Borci po luan
Me Pelisterin hendboll
Serin e golave për Borcin
Hasan Bajrami e filloj
Kurse Xhelal Selmanaj
Atë e përfundoj
Loja ishte shumë interesante
Por vëllezërit Qerimi
Dallohen këtë mbrëmje
Bujari me shokë
Janë sikur spartan
E Besim Qerimi
Luan si një kampion
Si dragu Besimi
Shënoi 11 gola
Feston Ferizaj
Po feston Kosova
Ferizaj, 12.09.1987