Djemtë tanë mposhten nga Gjeorgjia

Hendboll

Djemtë tanë mposhten nga Gjeorgjia

Më: 6 gusht 2026 Në ora: 17:48
Pamje nga ndeshja

Hendbollistët e Kosovës U18 e kanë luajtur të enjten pasdite ndeshjen e radhës në “Men’s 18 EHF Championship II” në Telavi të Gjeorgjisë.

Djemtë tanë u përballën me Gjeorgjinë nikoqire dhe pas një ndeshje të fortë pësuan me rezultat 35:30. Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:13.

Lorik Kelmendi i shënoi tetë gola. Gjashtë i kishte Arbian Thaqi e katër Eltijon Hoxha, sa edhe Art Parduzi.

Të shtunën Kombëtarja jonë luan me Britaninë e Madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat