Portieri i talentuar, Art Selaci, ka zënë vend në shtatëshen më të mirë të “Men’s 18 EHF Championship II” që të dielën përfundoi në Telavi të Gjeorgjisë.
Portieri i Kombëtares sonë është dalluar me pritje gjatë gjithë Evropianit dhe është përzgjedhur në ekipin më të mirë të kampionatit.
Selaci vlerësohet portier me potencial për të ardhmen.
Dhe talentin që e ka e ka dëshmuar gjatë këtij Evropiani.
Evropianin II e fitoi Bullgaria. Në finale bullgarët fituan 35:28 ndaj Gjeorgjisë.