Hendbollistet e fitojnë ndeshjen e fundit në Lojëra Mesdhetare

Hendboll

Hendbollistet e fitojnë ndeshjen e fundit në Lojëra Mesdhetare

Më: 1 shtator 2026 Në ora: 17:07
Kosova

Me fitore nga Lojërat Mesdhetare janë përshëndetur hendbollistet e Kombëtares së Kosovës.

Të martën pasdite, vajzat tona fituan 22:17 ndaj Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen për vendin e pestë.

Kombëtarja e Kosovës dominoi gjatë tërë ndeshjes. Në momente ka mbajtur epërsi shumë të lartë, ndërsa shumë elemente kanë funksionuar si duhet.

Plot 18 pritje i kishte portierja jonë, Albina Pllana. Ariona Dushica e Elsa Kongjeli i realizuan nga pesë gola, kurse katër i shënoi Lorena Matarova.

Përvoja në Lojëra Mesdhetare do t’u shërbejë maksimalisht hendbollisteve tona të reja. Në “Taranto 2026”, Kombëtarja jonë kishte orar shumë të ngarkuar, me shumë ndeshje sfiduese.

Përfundimi pozitiv, përkatësisht me fitore, dëshmon rritjen që kjo gjeneratë e ka përjetuar edhe gjatë kësaj ngjarjeje shumësportëshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat