Vëllaznimi zhgënjen, eliminohet nga gara evropiane

Hendboll

Vëllaznimi zhgënjen, eliminohet nga gara evropiane

Nga: K.G. Më: 13 shtator 2026 Në ora: 14:58
Klubi i hendbollit Vëllaznimi i Gjakovës

Klubi i hendbollit Vëllaznimi i Gjakovës ka zhgënjyer në garat evropiane.

Skuadra gjakovare ka pësuar edhe sot humbje me rezultat 37:27 nga Tallinna Mistra e Estonisë.
Ndeshja u luajt në Tallin.

Mbrëmë pësuan humbje me rezultat 39:18 dhe eliminohen nga Kupa Evropiane.

“Djemtë tanë zhvilluan një ndeshje dukshëm më të mirë se takimi i parë, duke treguar më shumë karakter, organizim dhe luftë deri në fund.

Pavarësisht rezultatit, Vëllaznimi e mbyll këtë përballje ndërkombëtare me kokën lart, duke fituar përvojë të çmuar në arenën evropiane. 

Respekt për djelmoshat tanë për angazhimin dhe përfaqësimin e denjë të Gjakovës dhe Kosovës!”, thuhet nga KH Vëllaznimi..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat