Kosova përgatitet, pritet përkrahja e shikuesve për ndeshjet me Estoninë

Hendboll

Kosova përgatitet, pritet përkrahja e shikuesve për ndeshjet me Estoninë

Më: 19 tetor 2026 Në ora: 22:45
Pamje nga stërvitja e hendbollisteve të Kosovës

Të hënën mbrëma Kombëtarja A e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar stërvitjen e parë në prag të ndeshjeve me Estoninë.

Nën urdhrat e selektorit Nenad Shoshtariq ishin shumica e lojtareve të ftuara. 

Është punuar në elemente të ndryshme të lojës, kryesisht në mbrojtje.

Te vajzat ka përkushtim për të shfrytëzuar maksimalisht ditët në dispozicion, që ndaj Estonisë të jenë në formën më të mirë të mundshme.

Ndeshjet me Estoninë i takojnë fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2027.

Zhvillohen të premten (20:00) dhe të shtunën (17:00) në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. 

Kombëtares sonë i duhet përkrahja e shikuesve për hapin e parë drejt kualifikimit në Botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat