Genc e Getoar Bujupi ndajnë drejtësinë në ndeshjen evropiane

Hendboll

Genc e Getoar Bujupi ndajnë drejtësinë në ndeshjen evropiane

Më: 27 tetor 2026 Në ora: 11:01
Genc Bujupi dhe Getoar Bujupi

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Genc Bujupi dhe Getoar Bujupi, kanë pasur angazhimin e radhës në Evropë në fundjavën e kaluar.

Ata e drejtuan ndeshjen mes Trogirit të Kroacisë dhe skuadrës nga Ishujt Faroe, H71. Ndeshja u luajt në Trogir të Kroacisë.

Ishte ndeshja e dytë e raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë (EHF European Cup). Ndeshja përfundoi me rezultatin e barabartë, 30:30.

H71 e kishte fituar ndeshjen e parë, që i mjaftoi për avancim tutje.

Dyshja Bujupi është e rregullt në arenën evropiane të hendbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat