Bulliqi: Familjarë të zyrtarëve të lartë të LDK-së më prekën në familje, i kam dërguar në Polici

Kosova

Bulliqi: Familjarë të zyrtarëve të lartë të LDK-së më prekën në familje, i kam dërguar në Polici

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 00:46
Ekrem Hyseni dhe Shpejtim Bulliqi

Kandidati i VV-së, për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, thotë se familjarë të zyrtarëve të lartë të LDK-së në këtë komunë kanë mbajtur fushatë kundër tij dhe familjes së tij para zgjedhjeve.

Ai thotë se në fillim të garës janë marrë vesh që të ketë garë fer, por që ato që ndodhën pastaj ishin të ulëta.

“Loja që luajtur ka qenë jo e sinqertë. Ka qenë një dakordim që gara të mbahet fer dhe të fitojë më i miri. Por veprimet që pasuruan, treguan se janë luajtur disa lojëra shumë të ulëta të cilat nuk janë në traditën e shqiptarëve dhe nuk është në traditën e shqiptarëve që të preket familja apo morali. Sidoqoftë tani jemi në këtë proces dhe do të vazhdojmë tutje në rrugën tonë sepse nuk dua të zgjas muhabet dhe të humbas kohë në këtë çështje”, thotë ai.

Tutje ai thotë se për përhapjen e këtyre informatave, e kanë dërguar çështjen në Polici dhe pret prej autoriteteve që të merren me to.

“Unë po ju them, tashmë dihet se kush janë eksponentët që qëndrojnë prapa këtyre gjërave. Fatkeqësisht njëri prej tyre është nipi i kandidatit të LDK-së. Dihet fjalët që i ka thënë ai, nëpër tubime me njerëz. Një tjetër është djali i njërit prej fytyrave më të larta në strukturat e LDK-së në Podujevë. I kemi dhënë emrat në Polici dhe tani është në dorën e organeve kompetente dhe pres që të zbardhen ato që kanë ndodhur”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat