Përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Deçan, Ramosaj diskuton prioritetet e komunës

Kosova

Përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Deçan, Ramosaj diskuton prioritetet e komunës

Nga: A.M. Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 21:24
Pamje nga takimi

Bashkëpunimi me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe diskutimet për zhvillimin lokal kanë qenë në fokus të takimit të zhvilluar sot në Komunën e Deçanit, ku kryetari Bashkim Ramosaj priti përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim Robert Keane dhe Andriana Saric, përfaqësues të Sektorit Politiko-Ekonomik të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua për sfidat me të cilat përballet Komuna e Deçanit, zhvillimin ekonomik, politikat lokale dhe prioritetet institucionale për zhvillimin e mëtejshëm të komunës.

Me këtë rast, Ramosaj i falënderoi përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane për vizitën dhe interesimin e treguar ndaj zhvillimeve në Deçan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat