Ngjarjet e datës 20 nëntor

Kosova

Ngjarjet e datës 20 nëntor

Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 21:59
Fotoilustrim

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale, në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje interviston Albulena Mujaj – Bajraktaraj, drejtoreshë e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale - Komuna e Pejës; Samka Drançolli - Zyrtare për Barazi Gjinore, Komuna e Pejës; Blerim Shabani – Drejtor i Departamentit, Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 09:00)

Vazhdon seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë, ora 9:30)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes takim me Komitetin për Mbrojtje dhe Siguri të Odës Ekonomike Amerikane. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

UNICEF-i prezanton raportin e ri mbi të ushqyerit në mjediset shkollore. (Hotel “Marriott”, Prishtinë, ora 10:00)

Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës PePeKo organizon edicionin e 6-të, të Food Sector Forum 2026. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00)

Organizata joqeveritare "Advocacy Center for Democratic Culture" (ACDC) organizon tryezë të rrumbullakët kushtuar çështjes së femicidit dhe dhunës ndaj grave në Kosovë. (CEC, Mitrovica e Veriut, ora 11:00-13:00)

Mbahet ceremonia mortore e dy të rinjve nga Rahoveci që vdiqën tragjikisht në Gjermani - Leart Morina (Varrezat e fshatit Sapniq, ora 13:00) Berhan Zeka (Varrezat e fshatit Sapniq, ora 15:00)

Germin organizon Mbrëmjen Mbështetëse për programin OriginAL. (Klan Arena, Prishtinë, ora 18:30-22:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat