Inspektorët e Inspektoratit Qendror të Punës ndaluan punimet në një objekt ndërtimi në Skenderaj, pas evidentimit të parregullsive dhe mungesës së masave të nevojshme për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
Punimet do të mbeten të ndërprera deri në eliminimin e parregullsive të konstatuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët.
“Inspektorati Qendror i Punës rikujton se respektimi i masave të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë është obligim ligjor për çdo punëdhënës dhe se asnjë aktivitet ndërtimor nuk duhet të zhvillohet duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e punëtorëve.
Siguria dhe shëndeti i punëtorëve mbeten prioritet!”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Qendror të Punës.