“Votova për rezolutën e opozitës për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike”

Kosova

“Votova për rezolutën e opozitës për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike”

Më: 26 janar 2022 Në ora: 18:49
Kuvendi i Kosovës

Deputeti Fridon Lala nga Iniciativa e Re Demokratike  e Kosovës ka thënë se ka votuar për miratimin e Rezolutës së prezantuar nga opozita kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Kosovë.

Ai ka thënë se komuniteti egjiptian në Kosovë është ndër më i varfëri.

“Po unë e kam votuar rezolutën për mos shtrenjtimin e rrymës të propozuar nga një subjekt politik në Kuvend për shkak se përfaqësojë një nga komunitetet më të varfër në Kosovë. Mendoj më i varfëri, mendoj edhe brenda komuniteteve që cilësohen më të varfëra. Komuniteti egjiptian është komuniteti me më së paku të punësuar në institucionet publike. Më pak se romët dhe ashkalitë që janë tri komunitetet më të margjinalizuara”, ka thënë ai.

Lala konfirmoi se pro kësaj rezolute ka votuar edhe deputeti Erxhan Galushi.

“Përveç meje ka votuar edhe deputeti Erxhan Galushi nga komuniteti rom. Ka qenë shqetësim i komunitetit shtrenjtimi i rrymës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat